Karvani ushtarak i Wagner është sulmuar nga helikopterët të ushtrisë ruse. Karvani po udhëtonte përgjatë autostradës M4 jashtë qytetit të Voronezh, raporton Reuters.

Kamionët që transportonin automjete ushtarake Wagner u panë duke lëvizur përgjatë autostradës më herët gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë, pas pretendimeve të grupit mercenar rus, Wagner se e ka marrë kontrollin e qytetit rus Rostov-on-Don, guvernatori i rajonit, Vasiliy Golubev, ka paralajmëruar kundër katastrofës së luftës civile.

“Kanë qenë disa kohë në historinë e Rusisë kur disa kanë dashur të ndajnë shoqërinë tonë dhe të nxisin flakë të luftës civile… kjo ka çuar në katastrofë. Kjo nuk duhet të ndodhë më. Rajoni i Rostovit është me presidentin. Të dashur qytetarë, ne duhet të jemi të bashkuar”, ka thënë ai.