Boris Johnson ka bërë hapa të tjerë në luftën e fjalëve të Britanisë me Rusinë, duke e akuzuar Kremlinin se po mburret për helmimin e agjentit të dyfishtë, Sergei Skripal.

Sekretari i Punëve të Jashtme të Britanisë tha se Rusia, qëllimisht a zgjedhur agjentin nervin të epokës Sovjetike “novichok’ në sulmin e Salisbury, duke paralajmëruar kundërshtarët e Vladimir Putin.

Duke folur ndërsa komuniteti ndërkombëtar radhitet pas Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë edhe skeptikët e fundit Francez, Johnson tha: “Rusia është i vetmi vend i njohur si vend që ka zhvilluar këtë lloj agjenti helmues. Mendoj se prova është e padiskutueshme se këtë e ka bërë Rusia”.

Duke komentuar mbi kundërshtimin e akuzave nga Rusia, Johnson tha për BBC se “Është përgjigja më sarkastike që kemi dëgjuar se si ata e paraqesin faljin e tyre. Ata duan që njëherësh ehde ta mohojnë, por edhe të krenohen me fajin e tyre”, tha zoti Johnson, raporton ‘The Guaerdian’.

Veritas.com.al/