Ngjarja më e gjatë qiellore e këtij lloji deri tani do të jetë e dukshme në shumicën e pjesëve të botës të premten dhe të shtunën

Eclipsi hënor më i gjatë i shekullit (deri më tani) do të zhvillohet gjatë natës së premte dhe të shtunën në mëngjes, pasi hëna eklipsohet tërësisht nga Toka për një orë dhe 43 minuta. Gjatë kësaj kohe, njerëzit në mbarë botën do të jenë në gjendje të shohin një “hënë të përgjakur”, pasi sateliti i Tokës behet i kuq.

 Çfarë është hëna e përgjakur?

Një “hënë e përgjakur” është emri i dhënë hënës gjatë një eklipsi hënor. Eklipsi hënor ndodh kur Toka kalon mes diellit dhe hënës, duke e projektuar hënën në një hije.

Ndryshe nga një eklips diellor, kur hëna kalon midis Tokës dhe Diellit, duke bllokuar dritën e diellit, hëna nuk behet “e errët” gjatë një eklipsi, por në vend të kësaj duket e kthyer në të kuqe.

“Nëse Toka do te ishte një top i butë I madh dhe pa atmosferë që do të ishte fundi i subjektit, do të behej vetëm errësirë, si me një hënë të re”, tha Chris Tinney, profesor në departamentin e fizikës në Universitetin e New South Wales . “Por për shkak se ka dritë të shpërndarë nëpër atmosferën e Tokës pjesë nga drita e diellit hidhet rreth kufirit të Tokës për të goditur hënën”.

Për shkak se gjatësia e valëve blu dhe vjollcë janë të shpërndara më shumë se ato të kuqe dhe portokalli, më shumë gjatësi  te valëve të kuqe arrijnë në hënë, duke bërë hënën të duket e kuqe.

Veritas.com.al/