Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku priti në një takim zv/presidentin e Zyrës Federale Kriminale Gjermane, Peter Henzler.
Zyrtarët gjermanë u angazhuan për bashkëpunim në të gjitha rastet konkrete të ndodhura në Gjermani, kurse Prokuroria nga ana e saj që të plotësohet dokumentacioni dhe kërkesat e duhura ligjore.
Rëndësi të veçantë iu dha krijimit të Njesive të Përbashkëta Investigative me shtetin gjerman dhe forcimit të luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Projekti ORKA i policisë gjermane do të ketë orientim kombëtar dhe ndërkombëtar për luftën kundër krimit të organizuar shqiptar, me fokus narkotikët dhe hetimet pasurore / konfiskimin e aseteve kriminale.
Nevoja për t’u marrë intensivisht me këtë projekt lindi nga rritja e numrit të veprave penale në fushën e narkotikëve, ku të dyshuar janë shtetas shqiptarë.
Grupet kriminale shqiptare janë të konsoliduara mirë në Republikën Federale të Gjermanisë dhe ndërkohë po luajnë krahas trafikimit të kanabisit një rol dominues edhe në trafikun e heroinës dhe kokainës.
Veritas.com.al/