Prokuroria e Posaçme ka thirrur 70 qytetarë nga Elbasani në lidhje me hetimet që po zhvillohen për dosjen e njohur ai “Check up”.
Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se në flet-thirrjen e tyre bëhet fjalë se marrja e dëshmisë është në funksion të procedimit penal numër 122 te vitit 2020.
Ndër të tjera mësohet se të moshuarit që kanë qenë pjesë e kësaj nisme janë pyetur veçmas me radhë dhe i janë përgjigjur pyetjeve, sa sa herë kane kryer check up-in dhe në çfarë qendrash shëndetësore.
Ndërkohë në lidhje me këtë hetim më herët kanë dhënë sqarime në Prokurori edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish-zevëndësi i tij Klodian Rrjepaj.
Kallezimi është depozituar në SPAK tre vite më parë nga Nisma Thurja