AFP / Mandel NGAN

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump iu drejtua me një fjalim Asosacionit Kombëtar të Prokurorëve në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, DC në 4 mars 2019.

Presidenti Donald Trump të martën sulmoi hetimet e reja të kërkuara nga Demokratët brenda rrethit të tij të ngushtë duke i quajtur “një ekspeditë gjuetie e trashë”.

Në një seri postime në Twitter, presidenti tha se hetimet e Komitetit të Drejtësisë të Kongresit mbi krimet e dyshuara të tij është “hilja më madhe në historinë e vendit”.

“Krimi real është ky që Dems po bëjnë dhe që kanë bërë!” tha ai.

Demokratët, të cilët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, e dyshojnë Trump për një seri shkeljesh në mbrojtjen ligjore.

Komiteti i fuqishëm i drejtësisë sitën e hënë kërkoi informacion nga 81 persona dhe etnitete të afërt, duke përfshirë edhe djalin e  presidentit dhe këshilltarët e tij.

Letrat kërkojnë dokumente që mund të hedhin dritë në pengesat e mundshme ndaj drejtësisë dhe abuzimet zyrtare nga administrata dhe nga vetë Trump.

Veritaslcom.al/