Qeveria e fundit ka ardhur në pushtet para një muaj, por po përballet me protestën më të madhe që ka parë Rumania që në vitin 1989.

“Jam optimiste për të ardhmen, prandaj jam këtu- tha Laura, një protestuese rreth të 30- ave. – Ndryshe nuk do të ishim këtu”- tha për AFP, teksa mbante në krahë fëmijën që flinte dhe protestonte në rrugët e  Budapestit.

“Ne vendosëm që të mos ikim, dmth., që të m os largohemi nga vendi për në botë. Ne kemi familje, miq, pagat tona që janë Okay për çmimet në Rumani”.

Qindra mijta protestues kanë mbushur rrugët në të gjithë vendin për katër net me radhë. Ata protestojnë kundër një ligji të qeverisë që dekriminalizon aktet e korrupsionit dhe marrjen e rrushfetit.

Sipas një vlerësimin, të premten ndodheshin në protestë rreth 250 mijë njerëz, thuajse i njëjti numër të mërkurën, që Rumania nuk i ka parë kurrë që nga rrëzimi id diktatorit komunist, Çaushesku me 1989.

Vlad, një 39 vjeçar, duke i rënë daulles ndërsa miku i tij mbante megafonin, i dha të drejtë Laurës, edhe pse ky nuk merr me shumë se 500 euro në muaj si lektor i kinemasë në Universitet.

“Që nga viti 2012 e djathta abuzon me ne, e majta abuzon me ne, është e njëjta politikë. Ne duhet të jemi në rrugë për të ndryshuar gjërat”, tha për AFP.