/Amie Parnes shkruan në “The Hill”/
Amie Parnes është një gazetare “e oborrit” të Clinton. Në foton që shikoni ajo është e mbërthyer nga zëvendës-presidenti Joe Biden; dhjetëra foto të tjera janë me zonjën Clinton dhe Michel& Barack Obama. Por në shkrimin e fundit, botuar në “The Hill”, ja çfarë shkruan:
Fushata presidenciale e Donald Trump po shkakton një alarm mes aleatëve të Hillary Clinton sikur ai po zbaton një Strategji të “Tokës së Djegur, sikur të ishin duke shikuar këtë lodra në letra. Aleatët e Clinton tani po mendojnë se elektorati i tyre do të jetë negativisht i dekurajuar dhe nuk do të shkojnë në votime Ditën e Zgjedhjeve.
Disa nga mbështetësit e Clinton thonë se votuesit janë thuajse “të ngopur deri në grykë” me akuzat konstante dhe përmendja me emër e disa personave, gjë që mund të sjellë dështimin e fushatës së Clinton.
“Sigurisht, ka arsye për t’u shqetësuar në qoftë se sondazhet do të vazhdojnë të tregojnë diferenca të mëdha, si deri tani” ato do të japin efekt të kundërt-, tha një nga këshilltarët e Clinton për një kohë të gjatë. “Kjo mund t’i bëjë që disa të qëndrojnë në shtëpi e të mos votojnë”.
Atmosfera armiqësor në garë e ka keqësuar situatën ditë pas dite.
Ditët dhe orët e fundit, disa gra kanë vazhduar të akuzojnë Trump për keqtrajtim seksual, sipas disa videove ku kandidati republikan paraqitet duke kapur femra pas organeve gjenitale.
Protestues të shumtë ndaj zonjës Clinton janë ndaluar që të akuzojnë burrin e saj për përdhunim, pasi Donald Trump solli, në debatin e dytë, gra që akuzojnë direkt Bill Clinton për abuzim seksual ndaj tyre.
Trump gjithnjë e më shumë po paralajmëron për një rrjet “konspiracioni” që është thurur rreth tij nga Partia Republikane, interesat e korporatave dhe mediat më të shumta. Dhe mes gjithë kaosit, janë shfaqur disa email-e nga WikiLeaks që dëshmojnë se çfarë po ndodh nga brenda fushatës së Hillary Clinton.