Hillary Clinton të Premten “brohoriti” për dështimin e  votës mbi ObamaCare në GOP, duke quajtur këtë një “fitore për gjithë Amerikanët”. Ajo vazhdoi  se “kjo luftë nuk ka mbaruar akoma”- sipas “The Hill”.

Clinton postoi në Tweeter  një deklaratë zyrtare duke shkruar gjatë për njerëzit që kanë përfituar nga ObamaCare.

“Sot ishte një fitore për 24 milionë njerëz që janë në rrezik të humbin sigurimet shëndetësore, për të moshuarit, për familjet me probleme shëndetësore, për nënat e reja dhe gratë ngado”, tha Clinton në deklaratë.

/Veritas.com.al/