Hillary Clinton po e drejton gishtin te tetë vitet e presidencës së Barack Obamës si arsye pse fushata e saj nuk arriti të vihet në “agjendën e ndryshimeve” dhe spe nuk fitoi zgjedhjet e 2016. Në fakt, Obama bëri  fushatë për ish- sekretaren e shtetit.

Në një intervistë të transmetuar të mërkurën në radio nga prezantuesi Hugh Hewitt, Clinton thuajse vajtoi pse është parë si një shtesë e viteve të Obamës.

“Është e vërtetë se ju hyni në garë për të fituar pas dy mandateve presidence nga partia juaj; dhe ju keni disa vite që e keni erën kundër”, iu drejtua Clinton gazetarit Hewitt. “Nuk është vetëm kjo fushatë që mund të veçohet nga çdo gjë tjetër që kurrë nuk kanë ndodhur në politikën tonë. Është një sfidë”.

Clinton tha se fushata e saj ishte ndikuar nga mesazhe të ngatërruara.

“Në qoftë se njëkohësisht je kandidat për disa marrëveshje në vend, dhe njëkohësisht duke vënë përpara agjendën e ndryshimit- gjë që u përpoqa të bëj, është shumë e vështirë”.

Jo se ajo donte ta distanconte veten nga Obama. “Jam krenare që kam shërbyer në administratën Obama. Nuk kam qenë dakord për të gjitha vendimet e Obamës, por në peshore, un vërtet mendoj se bëri çfarë mund të bëhej për të shpëtuar ekonominë, e cila siç e mbaj mend, ishte në një gjendje dëshpëruese”, tha Hillary Clinton.

Veritas.com.al/