Nga: Ylli Dylgjeri/
E duam Hollandën. E duam për shumë arsye…tek e fundit e duam edhe pse na shkolloi Kryetarin e Opozitës, zotin Basha, paçka se sot kemi një opozitë në epruvetë.
Por, s’duhet të merrnim këtë shpërblim që na e dha dje ky vend i ngjyrave e i luleve.
Dje Hollanda na rrahu dy herë!
Na rrahu me institucionet ligjëzbatuse, duke kërkuar bllokimin e lëvizjes së lirë në Europë.
Na rrahu thellë edhe në basketbollin e meshkujve.
Hollanda e dalluar për kultivimin e tulipanëve dje na dhuroi kaktuse. I meritojmë gjëmbat.
I meritojmë.
Veritas.com.al/