Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj i mbaron mandati më 10 mars të vitit të ardhshëm, por deri tani ajo ka dhënë sinjale se nuk do pranojë të largohet nga detyra.

Me anë të një njoftimi Gjykata e Lartë thekson se nisur procedurat e aplikimit për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, duke konfirmuar vakancën pas mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt.

Një ditë më parë, Zaçaj do duhet të shpallte vakancën në Gjykatën Kushtetuese, por nuk e bëri një gjë të tillë.

Gjykata së Lartë thekson se edhe  Zaçaj është informuar para se ta aplikonte për të zëvendësuar Vitore Tushën në Gjykatën Kushtetuese, për këtë afat.

Një ditë më parë, Zaçaj pohoi se ka vendosur t’i drejtohet me pesë pyetje Komisionit të Venecias, pasi i nevojitet një mendim ekspertësh për të ditur se kur i përfundon mandati.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *