Grupimi i Rinor i FRPD-së dhe i LRI-së mbajtën sot një protestë para ministrisë së Brendshme, ku kërkuan dorëheqjen e Fatmir Xhafës, ministër i Brendshëm.
Në shenjë simbolike sheshi para ministrisë u mbush me një gomone dhe disa qese të zeza, si transporti i drogës drejt Evropës.
Ata kanë kërkuar largimin e ministrit Xhafaj, duke thirrur “Jep dorëheqjen”, por edhe “Rama Ik”.
Protestës së të rinjve iu bashkuan dhe deputetët e opozitës të cilët më herët ishin në komisionet parlamentare ku kërkuan gjithashtu largimin e ministrit Fatmir Xhafaj.
Kujtojmë që vetëm ditën e shtunë opozita mbajti një tjetër protestë duke kërkuar largimin e Xhafës dhe rrëzimin e qeverisë “Rama”.
Veritas.com.al/
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156327909949909/?t=0