-Financial Times e nxjerr fitues udhëheqësin e Legës në betejën në ringun e zgjedhjeve Evropiane te vitit 2019 kundër Macron-

Nga: Luca Romano /

Financial Times, që ka kritikuar aq shumë Matteo Salvinin në të kaluarën, tani kthehet në hapat e tij dhe e nxjerr fitues udhëheqësin e Legës në betejën në ringun e Euro 2019 kundër Macron.

Në një editorial të gjatë, siç thekson formiche.net, Beh Hall në gazetën ekonomike te City i Londrës shkruan: “Asnjë nga te dy nuk do të luftojë për një vend në legjislaturën e ardhshme evropiane, por të dy mishërojnë të dy koalicionet gati për t’u ndeshur për të përcaktuar të ardhmen e ‘Evropës, duke ndihmuar që ti transformojnë këto zgjedhje shpesh të injoruara në një spektakël bindës – dhe potencialisht në një nga ngjarjet politike të vitit 2019. ” Pas paraqitjes së dy “kandidatëve”, Hall përqendrohet te presidenti francez duke nënvizuar të gjitha risqet qe merr në sfidën në Evropë:

“Është shumë jopopullor në atdhe dhe agjenda e tij e reformave ka ngecur në një rezistencë të ashpër. Kredencialet e tija europianiste kane dale keq pasi ka destinuar dhjetë miliardë euro për të shuar protestat, kështu që Franca do të kalojë defiçitin prej 3% vitin e ardhshëm “.

Në këtë pikë, Financial Times avancon një profeci mbi rezultatin e sfidës: “Salvini nuk duket se synon te vere dorezat. Macron ka rregulluar mesazhin e tij, tani i shmanget se referuari armikut të tij italian. Nuk është për t’u habitur që Salvini është i bindur të sjellë në shtëpi një nokaut “.

Veritas.com.al/