Eurokratët duke përfshirë presidentin e Komisionit po punojnë krah për krah me George Soros për të përmbytur bllokun me emigrantë, Hungaria po paralajmëron qytetarët në një fushatë të re manifestesh përpara zgjedhjeve të BE në maj.

Një poster i zbuluar nga qeveria këtë javë përmban një mesazh ku thuhet se njerëzit në Hungari kanë “të drejtën për të ditur se çfarë po përgatit Brukseli”, vendosur mbi një imazh të multi-miliarderit globalist George Soros së bashku me një Jean-Claude Juncker duke qeshur.

“Qeveria po lançon një mision informacioni mbi planet e Brukselit për imigracionin,” njoftoi në Facebook kryeministri Viktor Orban i partisë Fidesz, duke deklaruar se “gjithkush ka të drejtën të dijë” rreth planeve që po zhvillohen në Bruksel, te cilat, nëse zbatohen, do të “rrezikojnë fondamentalisht sigurine e Hungarisë “sipas Budapestit.

Propozimet e theksuara nga fushata përfshijnë fillimin e planeve te “projekteve eksperimentale të emigrimit me vendet afrikane”,per të “lehtësuar emigracionin [ilegal] me vizat emigruese” dhe të hartojë rregulla buxhetore që do të penalizonin financiarisht vendet e BE-së të cilat refuzojnë sistemimin me,ushqim, shtëpi dhe veshje emigrantëve të paftuar nga bota e tretë.

Brukseli reagoi me zemërim ndaj posterave, me zëdhënësen Margaritis Schinas që ka hedhur poshte pretendimet nga Hungaria si “tronditëse” dhe “një teori konspirative qesharake”.

“Hungarezët meritojnë fakte jo trillime”, tha Komisioni në një postim në Facebook, i cili pohon se ka “zero plane për ‘vizat humanitare'” – pavarësisht faktit që Parlamenti i BE miratoi propozimin në dhjetor, siç raportohet në një njoftim zyrtar të shtypit te titulluar “Vizat humanitare për të shmangur vdekjet dhe për të përmirësuar menaxhimin e flukseve të refugjatëve”.

Ndërkohë që Brukseli nuk kalon pothuajse asnjë detaj se pse fushata duhet të konsiderohet ajo që këmbëngul Schinas se është “lajm i rremë”, një pjesë e botuar në globalisten Guardian përpiqet të përshkruajë pretendimet e Hungarisë si të rreme, duke propozuar ‘te demaskoje’ pohimin e qeverisë se Brukseli dëshiron “të dobësoje të drejtat e shteteve anëtare për të mbrojtur kufijtë e tyre” me pohimin se “udhëheqësit e BE kanë theksuar në mënyrë të përsëritur dëshirën e tyre për të forcuar kufijtë e Europës në vitet e fundit”.

Por Orbán ka paralajmëruar më parë se planet për të ‘forcuar’ agjencinë kufitare të bllokut, Frontex, me lëvizje që do të shihnin edhe Brukselin te jepte një kontroll shtesë mbi politikat e azilit të vendeve anëtare, qe vlejne per denacionalizimin e mbrojtjes kufitare në përpjekje për të detyruar azilkërkuesit mbi kombet patriotike lindore dhe qendrore.

Guardian gjithashtu tha se “nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë do të thoshte qeveria hungareze me vizat e emigrantëve”, përpara se të sugjeronte se fushata mund të ketë pasë aluduar në ” skemën pak të përdorur të kartave blu”  të BE-së, të cilën gazeta e përshkruan si një iniciativë “për të tërhequr fuqi punëtore të kualifikuar” pavarësisht nga Komisioni që ofron fonde për vendet që marrin këto emigrantë me sa duket “shumë të kualifikuar” nga bota e tretë, me pranimin se shumë do të kërkojnë “arsim, punësim dhe trajnim profesional”.

Hapja e kanaleve për emigracionin masiv “ka qenë prioritet i Komisionit Juncker që nga fillimi”, deklaroi Brukseli ne deklaratën per shtyp te Unionit për “zgjerimin e rrugëve të sigurta dhe ligjore në Evropë” vitin e kaluar.

Krahas shqyrtimit të përpjekjeve për zgjerimin e skemës së Kartës Blu, duke e bërë atë “më tërheqëse” për njerëzit nga vendet më të varfra të botës për të kaluar në Evropë dhe në skemat e ndryshme të vendosjes së refugjatëve të promovuar nga Brukseli, dokumenti gjithashtu theksoi punën për të inkurajuar emigrimin ne mase veçanërisht nga Afrika.

“Komisioni i bëri thirrje Shteteve Anëtare të angazhohen dhe të bashkëpunojnë plotësisht në zhvillimin e projekteve pilot me vendet afrikane dhe me vendet e tjera jo-anëtare të BE-së, me projektet e para që do të fillojnë deri në fund të vitit 2018”, tha ajo, duke shtuar se financimet do të sigurohen nga taksapaguesit evropianë.

VERITAS.COM.AL/