Hysen Meta, 24-vjeçari që akuzohet zyrtarisht nga Policia e Durrësit si personi që shkrepi armën dhe vrau babain e tij, e ka përmbysur këtë version.

Në Gjykatën e Durrësit ku po mbahet seanca për masën e sigurisë, Hysen Meta tha se babain e vrau e motra, Hygerta Meta 19 vjeç.

Hysen Meta në gjykatë: Nuk e kam bërë unë vrasjen. Të flasi ai që e ka bërë. Unë kam qenë prezent. Motra e ka qëlluar babain jo unë. Arsyeja është që donte ta fejonte mezor. Kishin debatuar shumë herë. Jo gjithmonë kam qenë prezent në debatet e tyre. Me babain marrëdhëniet jo shumë të mira. Kam qenë i hutuar dhe tronditur ndaj thashe që e kam bërë unë. Me ka ardhur keq dhe jam tronditur.