Gjykata e Lartë vendos këtë të martë në dhomë këshillimi për ish-Prokurorin e Përrgjithshëm Adriatik Llalla që ka depozituar rekurs mbi vendimin e dënimit me 2 vite burg për mosdeklarim e fshehje pasurie.

Llalla qëndron në Itali ku i është bllokuar pasaporta ndërsa me vendim të formës se prerë i janë sekuestruar disa pasuri, mes të cilave një apartament në Durrës dhe siperfaqe toke në periferi të Tiranës.

Ish kryeprokurori Llalla, u gjet fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 raste. Po ashtu, në baze të dënimit plotësues, ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *