Personi që shihni në foton e mësipërme është 19-vjeçari Stiven Toshkesi, i cili mbeti viktimë natën e kaluar pasi u godit me thikë në pabesi nga dy 18-vjeçarët Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj.

Familjarët kanë hapur dyert e mortit, teksa prindërit e tij të tronditur nuk e besonin dot vdekjen e të birit, i cili raportohet se punonte si montazhier tek TV Klan.

Por çuditërisht, ky televizion nuk ka raportuar asnjë rresht për këtë lajm, edhe pse viktima punonte për ta.

Pak a shumë njësoj si me gazetarin Fatos Mahmutaj vite më parë, që u plagos nga Garda e Berishës, por lajmi u fsheh.

Vetëm se këtë radhë nuk kuptohet se duhej të fshihej ky lajm!

Vrasja

Mësohet se enzi Maze dhe Axel Hoxha i kishin zënë pritë Stiven Toshkesit në momentin kur ai po kthehej nga puna për në banesë dhe e kanë goditur menjëherë disa herë me thikë pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda. 19-vjeçari u transportua në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Burime bëjnë me dije se shkaku i sherrit ka qenë një vajzë. Mësohet se Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj ngacmonin të dashurën e Stiven Toshkezit.

Për këtë shkak, dy javë më parë në Rrugën e Elbasanit ata ishin zënë dhe 19-vjeçari i kishte rrahur dy adoleshentët. Ata morën hak natën e kaluar duke i zënë pritë dhe e vranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.