Gazetarja e Euronews:
Ndërkohë, opinioni publik ka dëgjuar edhe për një lobim nga Basha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj. Veprime më anti-amerikane në kuptimin e principeve amerikane, nuk ka bërë ndonjëherë ndonjë udhëheqës në Shqipëri, ndoshta edhe në Ballkan. Ju sot e deklaroni një partner të besueshëm. Ia keni falur këto veprime Z. Basha? Mund të themi që e keni falur?
Ambasadorja Kim:
Së pari, kenifutur shumë komente aty dhe keni përfshirë shumë nga opinionet tuaja ndaj më lejoni të sqaroj. Pa iu përgjigjur komentit tuaj editorial mbi natyrën e marrëdhënies sonë me Z. Basha apo vlerësimin tonë për performancën e Z. Basha, do të them vetëm këtë: PD është jashtëzakonisht e rëndësishme. Z. Basha mbetet udhëheqësi i zgjedhur i PD-së. Ne besojmë në marrëdhënie me institucionet. Institucionet janë kritike për demokracinë. Ne do të vazhdojmë të takohemi me udhëheqësin e zgjedhur të PD-së dhe, në përvojën tonë, kemi pasur një partneritet të mirë me Z. Basha, dhe kjo do të vazhdojë.