
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë samitit të NATO-s që po zhvillohet në Uashington.
Ka qenë vetë ministri Hasani i cili ka shpërndarë në rrjetin social “X” foton me Sekretarin Blinken, ku shprehet se takimi ka rikonfirmuar angazhimin për unitet transatlantik.