Një 24 vjeçar i cili ishte infektuar me COVID është hedhur nga kati i 3 i laboratorit të spitalit të Elbasanit. 24 vjeçari është transportuar menjeherë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Ai është nën kujdesin e mjekëve dhe po i bëhen kontrollet e nevojshme. Sipas informacioneve zyrtare nga Spitali i Elbasanit 24 vjeçari është paraqitur në spital me babanë e tij. Ndërsa kanë hanë hyrë në godinën e analizava, në mënyre të papritur djali është shkëputur nga i ati dhe është hedhur.

Babai ka treguar se djali kishte bërë tamponin e COVID në një klinikë private. Pasi ka rezultuar pozitiv dhe janë nisur në spital për ekzaminime të metejshme, babai thotë se djali ishte trembur pas përgjigjes.

Ky nuk është rasti i parë që përsona të infektuar me COVID hidhen nga dritaret e spitaleve për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Një 52-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi (COVID 2) në 1 nëntor 2020 e për pasojë ka ndërruar jetë. Edhe 3 raste të tjera janë shënuar më parë në këtë spital.

Kujtojmë që një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar në muajt gusht-shtator kanë ndërruar jetë pasi janë hedhur nga dritaret e këtij spitali. Gjendja e rëndë shëndetësore e tyre si pasojë e COVID por edhe gjendja psikologjike ka bërë që këta persona të ndërmarrin këto akte ekstreme.

VERITAS.COM.AL