Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar prokurorëve të SPAK me një kërkesë për marrjen e lejes për të takuar në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Kërkesa e firmosur nga vetë Meta dhe nënkryetari i PL, Petrit Vasili, u drejtohet prokurorëve të SPAK, Dorina Bejko dhe Adnana Xholi, të cilët kanë në dorë çështjen e Belerit.
Në kërkesë thuhet se Beleri është kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ku bën pjesë dhe Partia e lirisë, ndaj kërkohet që drejtuesit e PL të takohen me Belerin në ambientet ku ai vuan dënimin.