Sapo ka lene zyren e presidentit, Ilir Meta i eshte drejtuar partise se tij, LSI, ku ka lajmeruar se ‘nje agim i ri p[o vjen.’Me kete nenkupton revolucionin alias Meta per te rrezuar qeverine dhe per te marre fatet e vendit ne dore.
Me një ligjërim nacionalist, Ilir Meta ka nënvizuar sërish përmes një postimi në Faqcebook, se nuk është rikthyer për të rimarrë drejtimin e LSI. Ai ka thënë se ‘Partia e Referendumit’ na pret.
“Drejtimin e LSI e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave, që u krijuan në vend. Nuk u riktheva sot për të rimarrë drejtimin e kësaj partie, por për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momenten, si dhe për t’u bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit: Sovraniteti në Shqipëri i përket popullit. Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme. Partia e referendumit na pret! Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendumi do të jetë “Shpata e Demokleut” mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë dhe mbi Esad Pashët e rinj, që kanë tradhëtuar interesin kombëtar dhe i kanë ngulur thika pas shpine Kosovës”, shkruan Meta, teksa ka postuar edhe një foto duke puthur Flamurin Kombëtar në protestën që organizoi vetë më 2 mars 2020.