Nga Korça, ku dekoroi disa artistë , presidenti Ilir Meta refuzoi të jepte një koment për protestën e 21 janarit, kur sot bëhen 11 vite nga ngjarja e rëndë e vrasjes nga qeveria te kater protestuesve para kryeministrise, por fokusin e vendosi të zgjedhjet e 6 marsit dhe qëllimet që ka pasi të lërë presidencën.
I pyetur se nëse do i drejtohet komisionit të Venecias për çështjen e shkarkimit të tij nga parlamenti dhe në kohën kur pritet të shprehte Gjykata Kushtetuese për këtë çështje, ai tha : S’kam interes se çdo vendosë Gjykata kushtetuese për vendimin e parlamentit të shkarkuar pas 25 prillit.
Ndërkohë presidenti tha qartë se do rikthehet fuqishëm në skenën politike pasi të lërë detyrën e presidentit: Mezi pres të shpëtojë nga shoqëruesit dhe makinat e policisë para prapa dhe mezi po më pret populli dy marsit dhe që ka nevojë për një lidership me karakter dhe integritet dhe që i mbron qytetarët e nuk i lë në mes të rrugës si te 5 majit. Une do të kthehem te populli i dy marsit. Se Rama nuk ka fituar ishte ndeshje e shitur që pa filluar 25 prilli. Në zgjedhjet me të para pasi të postin e presidenti më keni në beteja të vërteta .