Në deklaratën e sekretarit të Shtetit në SHBA nderohen emrat e 12 personaliteteve nga e gjithë bota që vlerësohen për punën e tyre, ku mes tyre është edhe emri i Ardian Dvoranit nga Shqipëria.

Edhe vetë Ambasada e SHBA  në Tiranë ka shprehur urimet për Ardian Dvoranin pasi DASH e shpalli ‘kampion në luftën kundër korrupsionit’.

Së fundmi ka ardhur edhe një reagim nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se kjo është një vetëvlerësim që bën Rama për Reformën në Drejtësi.

“Dua të them mqs dje kryeministri ka nxjerrë një fletë lavdërimit. Kjo është një gjë që nuk më habit. Përpjekja për tu vetëlavdëruar për RamaForma. Kjo është kapja e shtetit. Janë fletëlavdërimi që merrte Partia e Punës, për kur vdisnin për bukë në Shqipëri. Kështu janë këto të Ramës.” ka thënë Presidenti Ilir Meta.

“Raportet e Metës me SHBA janë të shkëlqyera. Asnjëherë nuk gënjen Ilir Meta nuk mashtron dhe nuk i keqpërdor. Nuk ka shkela asnjë ligj amerikan. Respekton kushtetutën dhe ligjet. Të gjitha përpjekjet e zotërisë së Xibrakës për të krijuar gjëra të tilla artificiale. Me 25 prill populli do të votojë për të ri-themeleuar pluralizimin dhe të vendos rendin kushtetues që është tronditur në mënyrë skandaloze. Iku koha kur duartrokisim bravo Shqipëria Socialiste. Jemi në një tjetër kohë. Prandaj unë them Referendum.” ka thënë Meta.

Kujtojmë se Presidenti Meta, ka pasur një përplasje të hapur me kreun e KED, Ardian Dvoranin për Gjykatën Kushtetuese.

VERITAS.COM.AL