Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta sapo është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Njoftimin para gazetarëve që ndodhen në sallë, e dhanë fishekzaret e hedhura nga rinia e LSI.
Me 87 vota pro dhe 2 kundër, ku njëra besohet se është e deputetes së Libra-s, Mimoza Hafizi, Ilir Meta ka marrë mandatin 5-vjeçar të presidentit.
Meta do të nisë mandatin e tij të Presidentit në datën 24 Korrik kur i përfundon mandati presidentit aktual, Bujar Nishani.
Ilir Meta do të jetë Presidenti i 7-të i Shqipërisë.
/Veritas.com.al/