I papërmbajtshëm nga Presidenca Ilir Meta, pas përplasjes së ish-forcës së tij politike, LSI-së dhe Bashksië së Fierit për banderolat në vende publike në këtë qytet. Meta tha se ky është një provokim nga Edi Rama që kërkon të prishë zgjedhjet. Sipas tij po u prek një votë më 25 prill Edi Rama nuk do të gjejë vrimë ku të futet.
Meta bëri thirrje se burrat e gratë e Mallakastrës duhet t’i ‘mprehin sfurqet e sëpatat se po u prek një votë e vetme kështu do bëjë gjithë Fieri dhe Shqipëria me në krye Presidentin’. Meta kishte një thirrje për kandidaten e LSI.
“Ftoj kandidaten e LSI, Kejdi Mehmetaj dhe kandidatët e tjerë të mos bien pre e këtij provokimi dhe të thellohen pak, ky është një incident i turpshëm dhe banal, por është një provokim Kejdi që ju të prishni mitingun që do të bëjë rilindja sot me administratën. Nuk është beteja juaj për të mbrojtur banderolat e LSI nga kryetari i Bashkisë i cili do të shkojë në burg, për veprat e rënda që ka bërë, prandaj komuniko me zotin Ruçi, pasi është me shumë përvojë dhe mbulon qarkun Fierit. Në rast se banderolat shqetësojnë rilindjen dhe kryerilindasit hiqi ato deri sa të mbarojë mitingu, dhe pastaj vendosini prapë. Ky nuk është problemi më i madh që ka Fieri. I di Fieri dhe do i ndëshkojë me një voto plebishitare, meqë unë Kejdi do iki në Vlorë dhe do kalojë nga Fieri, më bëj një nder i thua zotit Ruçi jo vetëm i hoqëm banderolat nga objektet me qera të marra nga LSI sipas kodit, por na ka thënë presidenti t’u japi disa postera të kryerilindasit që të iki t’ja vë në miting dhe të kënaqet ai dhe të shtohet edhe më tej urrejtja për këtë provokator të ndryrë që të prish zgjedhjet, ky është problemi Kejdi.
(Në përditësim… )