Dita e Verës në Elbasan supozohej të ishte një ditë feste, por militantët e PD dhe PS prishën traditën edhe në një vit pandemie dhe u përplasen fizikisht me njëri-tjetrin.
Edi Rama nuk u mjaftua me komentin me zë dhe figurë por përmes Tëitter lëshoi një nej sere akuzash për Lulzim Bashën pa harrur ish presidentin Berisha dhe atë aktual Ilir Meta.
“Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36”! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e biçikletave e ishte fshehur mes tyre! Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë! Keqardhje e madhe për PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë”!”, shkruajti Rama në twitter.
Ndërkohë Lulzim Basha pati një reagim tjetër pas këtyre komenteve të kryeministrit .
Pas incidentit Rama dhe Basha vijuan me axhendat e tyre në Elbasan.
VERITAS.COM.AL