Iraku është në parim, në luftë civile, me dhjetëra mijëra forca Peshmerga Kurde të përgatitura për të mposhtur Ushtrinë Irakene dhe mijëra forca milicie Shia të mbështetur nga Irani që po avancojnë drejt qytetit verior Kirkurk të kontrolluar nga Kurdët.
Qeveria e Irakut, e cila kontrollon milicinë Shia të mbështetur nga Irani, e njohur si Reparte të Mobilizimit Popullor (PMU), i kanë dhënë forcave të Peshamega Kurde afatin e fundit që të heqin dorë nga fushat e naftës, nga aeroporti dhe nga baza ushtarake që kanë nën kontroll.
Najmaldin Karim, guvernatori provincial i Kirkurk, tha për Breitbart Neës në një intervistë përmes telefonit të Dielën në mbrëmje vetëm dy orë para mbarimit të afatit, se ai ka dëgjuar se disa forca të irakut po drejtohen në veri, disa në lindje dhe disa që po vijnë drejt qytetit.
“Ne nuk e dimë nëse ndodh diçka ose jo”, tha ai. “Ne jemi gati për ta. Po bëhet shumë e vështirë”.
Karim tha se forcat e Irakut që ndahen në dy brigada, ku përfshihen edhe forcat elite kundër terrorit të njohura si “Divizioni i Artë, gjithashtu edhe Badr Milicia të mbështetura nga Irani, Hezbullah dhe Asa’ib Ahl al-Haq, dhe katër a pesë grupe që kontrollohen nga Irani.
Ai tha se forcat e Irakut, duke përfshirë edhe milicinë Shia, janë të armatosura nga SHBA me tankse, artileri, makina fouristrada, armë dhe transportues të blinduar. Në anën e Peshmerga ai tha se ndodhen rreth 2,000 që do të ecin 500 milje. Tani për tani të dy anët e ushtrive janë aq afër sa mund të flasin me njëri tjetrin- tha ai.
Ai tha se 20,000 forca Sunni janë të vendosur të luftojnë me Kurdët.
Karim i ka bërë thirrje presidentit Trump që të paralajmërojë kryeministrin e Irakut, Haider Al-Abadi që të ndalojë avancimin, përndryshe SHBA të ndalojë furnizimin me armë.
Veritas.com.al/