Një det me iranian të veshur në të zeza, ditën e Hënë kanë mbajtur zi për komandantin e vrarë nga droni amerikan javën e kaluar gjë që rriti tensionin në Lindjen e Mesme teksa ambasadorët e NATO-s u mblodhën për të diskutuar spiralen e krizës.

Iranianët duke mbajtur në duar simbole anti- amerikane dhe portretet e ‘heroit’ Qasem Soleimani u grumbulluan rreth liderit Ayatollah Ali Khamenei që priu mes emocionesh të mëdha shërbesën për kreun e vrarë të Forcës Quds të GArdës Revolucionare. Lideri Suprem u pa duke lotuar për gjeneralin.

Vrasja e shënuar e 62 vjeçarit Soleimani ishte urdhëruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në një përshkallëzim lufte të botëve që ka rritur shqetësimin ndërkombëtar dhe ka goditur tregun financiar, Trump ka kërcënuar përsëri më shumë ‘hakmarrje të madhe’ nëse Teheran sulmon Amerikën, duke përfshirë edhe sulmet mbi vendndodhjet e kulturës së Iranit.

Parlamenti i Irakut ndërkohë ka kërkuar që qeveria të dëbojë 5,200 trupa Amerikane që ndodhen në vend, në përgjigje të sulmit me dron që vrau figurën kryesore ushtarake të Irakut, Abu Mahdi al-Muhandis.

Trump ka paralajmëruar se largimi me forcë i trupave të Shteteve të Bashkuara mund të shkaktojë sanksione të reja kundër Irakut, para të cilave ‘sanksionet ndaj Iranit do të duken të buta’, tha Trump.

Ambasadorët e NATO-s janë thërritur për një takim të jashtëzakonshëm për ‘të adresuar situatën në rajon’, deklaroi aleanca, e cila ka qenë e detyruar të anulojë misionin e provave në Irak.

Veritas.com.al.