( Foto: Kryeministri Rama dhe radhe pasagjeresh ne aeroportin e Rinasit)
Irani është “hakmarrë” ndaj Shqiperise menjehere pasi qeveria jone deboi trupoen e ambasades Iraniane, duke ndërmarrë një tjetër sulm kibernetik, kësaj here ndaj sistemit TIMS në vendin tonë. Kreu i qeverisë, EdI Rama tha se prej orësh sistemi TIMS është jashtë funskionit për shkak të sulmit nga Irani, teksa thekson se po punohet në bashkëpunim me aleatët për t’i bërë të padepërtueshme sistemet dixhitale të Shqipërisë.
“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shkruan Rama.
Kësaj radhë, në sulmin e bërë, Irani nuk është fshehur, por e ka lënë të kuptuar qartë se ata qëndrojnë pas. Report Tv ka arritur të sigurojë me atë të burimeve se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar “Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK”, shkruhej në mesazh. Ky sulm ka ‘paralizuar’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policët kanë hapur regjistrat duke punuar manualisht, me qëllim shmangien e radhëve të gjata. Për arsye sigurie, serverat e TIMS janë fikur, njëjtë si ndodhi edhe në rastin e sulmit që iu bë e-Albania, me qëllim për t’i shkëputur nga rrjeti deri në rikuperimin e tyre të plotë.
Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin.
Nisur nga “provat e pakundërshtueshme”, siç vetë Rama e bëri të ditur, Shqipëria mori vendimin për të nderprere marredheniet diplomatike. Ky vendim është mbështetur nga shtetet aleate, teksa vetëm një ditë më parë, Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione për Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit (MOIS) dhe Esmail Khatib, Ministrin për aktivitetet kibernetike.