KOMENT/ Besart Kadia, ish-këshilltari i kryedemokratit Lulzim Basha, i cili aktualisht është zv.ministër i Financave, ka reaguar në lidhje me programin ekonomik që Partia Demokratike ka prezantuar ditën e sotme.
Ai tha se premtimet që bëri Basha nuk janë të realizueshme dhe krijojnë një defiçit të madh në buxhetin e shtetit.
“Programi i PD me kujton shprehjen me ne fitojnë te gjithë, premtime qe duhet te behet kujdes dhe te jemi racional. Ne kaluam një tërmet, pandeminë qe duam apo jo ka pasoja ekonomike dhe duhet te mendohet si te kalohet kjo vështirësi dhe më pas të rimëkëmbem. Kryesore është rimëkëmbja dhe në këtë rast ne jemi të shkëputur nga realitet dhe sfidat që ka ekonomia shqiptare. Ulja e sigurimeve shoqërore e çon deficitin me 186 mln euro. Kjo në vetvete do alarmonte dhe FMN dhe Bankën Botërore.
Rritja e pensione me 5 % në vit është shumë e mirë dhe shpresoj dhe më shumë mirë, por duhet të thuash skemën e madhe të financimit të tyre. Dhe kjo është 48 mln euro më shumë. Ose do mendosh që do mbushësh thesin ose ta mbajnë sa është. Por jo ta shpojmë atë, pasi shpenzimet janë marramendëse dhe të parealizueshme. Do të ishte fatkeqësia e tretë pas tërmetit dhe pandemisë nëse realizohet ky program ekonomik.”, tha Kadia./ TIRANATODAY/
VERITAS.COM.AL