Ish-Këshilltari i ish-kryeministrit britanik Tony Blair, i cili shërbeu 3 mandate si kryeministër në vendin ishullor, Alastair Campbell, ka reguar në lidhje me kryesimin e PS si forcë e parë në 9 qarqe, duke i marrë demokratëve edhe Dibrën.
Me një postim në Instagram, ku ka zgjedhur një foto nga transmetimi i projeksioneve të Report Tv me sistemin modern që ka sjellë si risi në këto zgjedhje, Campbell thotë se Rama po shkon drejt një fitoreje të tretë edhe më e madhe se e dyta, referuar rezultatit të PS në zgjedhjet e vitit 2017.
Sipas tij, Rama do të jetë jo vetëm udhëheqësi i parë i majtë pas Toni Blair që fiton tre mandate radhazi, por i pari që arrin të shtojë mbështetjen nga fitorja në fitore
“Duket se Edi Rama po shkon drejt një fitoreje të tretë më të madhe se sa fitorja e dytë. Pra, jo vetëm që ai do të jetë udhëheqësi i parë i majtë pas Toni Blair që fiton tre mandate radhazi, por i pari që arrin të shtojë mbështetjen midis fitoreve… tregon se çfarë mund të bëhet… Urime dhe fat të mbar!”, shkruan Campbell.
VERITAS.COM.AL