Ish- kryeministri socialist Francez Manuel Valls ka thënë se do që të regjistrohet në Partinë e presidentit të zgjedhur, Emmanuel Macron që të luftojë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Zoti Valls tha se Socalistët kanë vdekur dhe “Unë do të jem kandidat për maxhorancën presidenciale”.
Zyrtarë e Partisë ‘En Marche’ u përgjigjen me kujdes, duke thënë se ‘ai ka’ 24 orë për të firmosur.
Emmanuel Macron fitoi presidencën të Dielën dhe paria e tij ka nisur të zgjedhë kandidatët për zgjedhjet parlamentare të qershorit.
Partia, që ka ndryshuar emrin nga ‘En Marche’ (Në Levizje) në ‘La République en Marche’, po nxiton që të ketë gati një listë të kandidatëve deri të Enjten, që do të merren në gjithë Francën nga politika dhe shoqëria civile.
Zoti Valls dha dorëheqjen si kryeministër kur hyri në fushatë presidenciale, por pa pikën e suksesit.
/Veritas.com.al/