Ish kryetari i Partisë Demokratike të Kukësit, Ibsen Elezi, i njohur për qëndrimin kritik ndaj strategjisë së drejtimit të partisë nga Lulzim Basha, ka paraqitur vlerësimin e tij lidhur me përmirësimin e gjendjes së rendë që e zotëron strukturën e kësaj partie.

Në një postim, në faqen e tij në rrjetin social, Elezi sjell fakte e argumenta që mbështesin analizën, ndërsa nuk heziton të etiketoj “dezertor me tradhti”, “Gjeneralin” drejtues të ushtrisë së “Luledhimsave”.

Postimi i plotë i Ibsen Elezit

Kur dezerton “Gjenerali

Kur ushtaret luftojnë pa plan dhe secili ne hesap te vet, tregon se “Gjenerali” ka dezertuar. Erdhi ne Kukës e ne shume bashki te djathta dhe u tha ne kafe punonjësve te bashkive mos i lëshoni zyrat ?! Por se si, qysh e tek, joo. A e pyeti ndonjë se si ? Absolutisht jooo dhe kjo është shenje e keqe e mungesës se kurajës dhe servilizmit deri ne palce. U dhanë me dhjetra deklarata se nuk do lejojnë te zhvillohen zgjedhje ne 30 qershor, bile pati edhe nga ata si shoku Paljoka e CO qe thane se do jepnin dorëheqje nga politika nëse ndodhte. A e pyeti ndonjë se si shkoi kjo puna e 30 qershorit, kur pas urdhrit nr.1 qe s’do e lejojnë zgjedhje, 2 dite para doli urdhri nr.2 se çdo kush qe do i pengoj do konsiderohet si bashkëpunëtor i Rames ?! Aaaaa Lulezimsa te republikës re, na quajten njerëz te Rames ne Kuksianet qe e zbythem te trau, si ju duket tani kur e provoni ne shpine, kur ju hedh ne zjarr dhe ju sodit si përcëlloheni. A e pyeti ndonjë se pse PD nuk del me një qëndrim zyrtar për bllokimin e dorëzimit bashkive, qe t’ju jap mbështetje politike demokrateve te vendosur ?! Sot ja filluan te hyjnë ne zyra këta monistet dhe sikur nuk pame asnjë reagim, përveçse duartrokitjeve ne “respekt’ te atyre qe largohen. Apo ju vjen ëmbël kur ju mashtron sy për sy se do i rimarrim me 13 Tetor (si puna e “Gomarit ne ëndërr”).

Pas degradimit te aksionit opozitar te dorëzimit mandateve, pas dështimit te aksionit opozitar te moslejimit te zgjedhjeve moniste te 30 qershorit dhe faljes ne tavoline te paktën e 24 bashkive, mos e hani mashtrimin se ne 13 Tetor do këtë zgjedhje për bashkitë dhe parlamentin.

 

Mos u gënjeni me teorinë se këta dikur do rrezohen vete, se ne fakt këta janë te rrezuar me kohe, vetëm s’ka kush ti zëvendësoje. “Gjenerali” ka dezertuar me tradhti dhe kjo nuk do brirë për ta dalluar. Lulezimsa mos lejoni me te tallen me ju, bashkohuni me demokratet dhe te shpëtojmë Partine Demokratike nga këta vemje me emrin “Luledhimsa”, është e vetmja rruge për te larguar Ramat, Metat e gjithë kastën e kapur e katapultuar dhe për te shpëtuar vendin nga rrjepja dhe falimentimi qe po i bëjnë.

VERITAS.COM.AL/