Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shpallur fajtor për shpërdorim detyre, por i pafajshëm për trafik droge. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda minutat e fundit. Gjykata e ka dënuar ish ministrin me 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar koha e burgimit konvertohet në 3.5.
Prokuroria ka kërkoi dënimin e Saimir Tahirit me 12 vite burg, duke e akuzuar për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.
Ish-ministri nuk shkon në burg, por do të jetë për 3.4 vite në shërbim prove.
Gjykata ka pranuar vetëm akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, duke e dënuar Saimir Tahirin me 5 vite heqje lirie, por ky vendim është konvertuar në shërbim prove për 3.4 vite.
Veritas.com.al/