Ish- presidenti Nishani, i cili punoi mbi katër vjet me zotin Vishe Ajazi- drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), ka hedhur dyshime mbi rrethanat që e çuan zotin Ajazi drejt dorëheqjes.

“Kam mbetur i befasuar nga jo situatë e krijuar në një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit…, në situatën aktuale që lidhet me sigurinë nga kërcënimet nga terrorizmi etj…” shkruan Bujar Nishani.

Ai është prononcuar në një intervistë për gazetën ‘Panorama’, duke shfaqur shqetësim për dorëheqjen e Ajazit.

“Nuk kam asnjë informacion cilat janë arsyet e dorëheqjes…”, shkruan ai. “Me siguri që dorëheqja ka arsye shumë të forta për një natyrë si ajo që kam njohur unë te zoti Ajazi”, shkruan Nishani- president i Republikës që sapo e ka lënë postin për shkak të përfundimit të mandatit.

Veritas.com.al/