Ati Samir Khalil Samir: “Në shoqëritë e reja të arrira, të populluara kryesisht nga të krishterët, myslimanët kanë qenë në ankth të imponojnë standardet e tyre islamike, të influencuara rëndë nga traditat beduine”

Nga: Matteo Orlando /

“Shtetet evropiane duhet të marrin një qëndrim të përbashkët dhe impenjativ ndaj shteteve myslimane”.E ka kërkuar përmes një interviste dhënë Asia News, Islamologu  i famshëm, prifti jezuit i Papa Françeskut, Atë Samir Khalil Samir,

Në vendet e zakonshme ku Islami është vetëm një fe e paqes, orientalisti dhe teologu katolik egjiptian (lindur, në fakt, në Kajro në vitin 1938)ka qene i qartë: “Në Kur’an, si në sjelljen e Muhammedit, gjejmë si një qëndrim paqësor dhe një qëndrim te dhunshëm. Kur nuk kishte akoma pushtet, Muhamedi hyri në mënyrë paqësore në Mekë. Në fazën e dytë të jetës së tij, në Medina, ka bëre luftë dhe organizuar bastisje “. Për këtë arsye, pas vdekjes së Muhammedit, “myslimanët kanë ndjekur metodën e tij dhe kanë pushtuar me sukses vendet e tjera, edhe nëse ata ishin në minorancë numerike”.

Ati Samir, i cili është profesor në Universitetin e Shën Jusufit në kryeqytetin libanez, Beirut,ka shpjeguar se “Islami është një projekt global, si fetar, ashtu edhe social e politik”, për këtë supozim, “në shoqëritë e reja të pushtuara, kryesisht te populluara  nga të krishterë, myslimanët kanë qenë të shqetësuar për të imponuar standardet e tyre islame, të ndikuara rëndë nga traditat beduine “.

Shqetësimi i Atit Samir, i cili është një profesor i kërkuar per tu takuar prane institucioneve të shumta akademike në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, është pikërisht i pari që persa i përket Islamit thote se unifikon tre nivelet (fetare, shoqërore dhe politike).

“Dhe ky është problemi i madh dhe i vërtetë deri më sot!”,ka thënë Samir, “ekzistojnë disa shtete me shumice myslimane që bëjnë dallimin midis fesë dhe politikës”, si Siria apo Tunizia nën Bourguiba, ndërsa tjetërkund nuk është kështu .

Poligloti Samir,i vlerësuar shumë nga Papa Emeritus Benedikti XVI,uron që Bashkimi Evropian te insistoje “për barazinë absolute të trajtimit mes myslimanëve, të krishterëve dhe të tjerëve” dhe te mos cedoje për trajtime në favor të Islamit, sepse nuk mundet ” të vendosen dallime në trajtim, qoftë për shkak të fesë, qoftë për shkak të seksit, qoftë për arsye të tjera! ”

Duke komentuar mbi luftën civile shumëvjeçare siriane, Samir Khalil Samir ka shpjeguar se në Sirinë e Asadit “laiciteti i vërtetë i shtetit është vene ne diskutim nga një konflikt brenda botës myslimane”, një përplasje mes alevitëve (shiitë) të Asadit dhe sunitëve.

Kjo luftë ndër-islamike, midis shiitëve dhe sunitëve, për At-Samirin, financohet nga shteti më i pasur sunit, dmth Arabia Saudite, e cila përkrahet verbërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesërisht nga disa vende evropiane. Kjo shpjegon koalicionin amerikan dhe evropian kundër Sirisë dhe kështu mbështetjen e Rusisë për Sirinë “.

Për të përmirësuar situatën e të krishterëve në Lindjen e Mesme, jezuiti 80-vjeçar sugjeron “të veprojnë pranë myslimaneve: Bëhet fjale për të ndryshuar mënyrën e të menduarit, nga sfera fetare në atë politike”. Është një problem kulturor i lidhur me vete konceptin e fesë. Edhe krishterimi e ka njohur këtë identifikim midis fesë dhe politikës, dhe i është dashur që ngadalë te çlirohej “.

Kjo, pranon Samir, është më e vështirë për myslimanët, “sepse uniteti i fesë dhe politikës është i kompletuar që nga fillimi, Evropa mund të ndihmojë botën myslimane në mënyrë kulturore, duke vendosur kushte të qarta për përdorimin e ndihmave evropiane”.

Relativisht për integrimin e myslimanëve në shoqëritë evropiane, Samiri ka ide të qarta: është e domosdoshme të “edukosh mentalitetin e emigrantëve për më mirë”, duke shpresuar se “ata do t’ua mësojnë atyre që kanë mbetur në vendet e tyre të origjinës”. Për Atin Semir, emigranti, përveç ndihmës kulturore, duhet të marrë “dëshminë e një dimensioni shpirtëror, idealin evropian dhe të krishterë”.

Veritas.com.al/