
Kryeministri i Izraelit pohoi se do të shkurtojë burokracitë për të siguruar punimet e domosdoshme të ndërtimit të selisë së ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të planifikuara për hapjen e saj në 14 Maj.
Zhvendosja e planifikuar e ambasadës së Shteteve të Bashkuara nga Tel Aviv për në Jerusalem, që koincidon në kohë me përvjetorin e 70 të deklaratës së Pavarësisë së Izraelit, mund të vonohej për shkak të burokracisë së shtetit të Izraelit- sipas raportimeve të të Martës.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka pohuar se po shkurton afatet e formaliteteve me qëllim që ambasada të jetë gati në 14 Maj.
Veritas.com.al/