-Ministri i Brendshëm i të djathtës redikale do të mbajë premtimin e fushatës elektorale për të deportuar rreth 500, 000 persona.

Ministri i brendshëm i Italisë, i partisë së djathtë radikale, Matteo Salvini, ka deklaruar se një nga prioritetet kryesore te qeverisë populiste për emigrantët pa dokumente do të jetë që “tí kthejë në shtëpi”, duke sinjalizuar se ajo tenton të mbajë premtimet e fushatës elektorale për kthimin e qindra mijëra emigrantësh pa dokumente që jetojnë në Itali.

Kaosi politik që ka asfiksuar Italinë në javët e fundit, është fokusuar në çështjen rreth asaj nëse qeveria, që u betua ditën e Premte dhe që  po drejtohet nga politikani virtual, Giuseppe Conte, do të mbajë linjën e ashpër mbi problemet fisnake ndaj Brukselit.

Por SAlvini, i ngjitur në pushtet nga një drejtues programi ‘show’ në radio deri në emërimin e një ministri më të fuqishëm në pozicionet e qeverisë, ku do të vëzhgohen siguria e brendshme, të drejtat civile, emigracioni dhe azili si dhe zgjedhjet, mund të shkaktojë ndryshim dramatik.

Pak orë pasi qeveria u miratua nga presidenti Sergio Mattarella, Salvini tha se Italia do të ketë qasje më të ashpër.

“Dyert e hapura në Itali për njerëz të mirë, por për njerëz me bileta ‘one-way’ që vijnë në Itali për të krijuar komoditet do të shikohen me kujdes. T’i dërgojmë këta në shtëpi nga kanë ardhur- ky është prioriteti ynë kryesor”, tha ai.

Veritas.com.al/