
Një krim i rëndë ka ndodhur sot pasdite në një familje shqiptare në Itali. Një grua 52 vjeçe është qëlluar për vdekje me thikë nga i shoqi.
Krimi ka ndodhur në Varese, në një familje emigrantësh shqiptarë, rreth orës 16:30.
Viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur Diana Vrapi, 52 vjeçe. Burri i saj gjaksor, Muhamed Vrapi- 62 vjeç, është vënë në pranga nga Policia. Ai e ka pranuar krimin menjeherë para policisë.
Mjeku ligjor ka bërë të ditur se gruaja ishte qëlluar 15 herë me thikë. Çifti kishte disa vite në Itali , prindër të 3 fëmijëve.
Nuk dihen ende arsyet e krimit të rëndë.
Veritas.com.al/