Një tërmet i fuqishëm ka goditur zonën pranë Norcia, në qendër të Italisë, duke shkatërruar ndërtesa të shumta. Kështu sapo kanë njoftuar agjencitë e lajmeve BBC, Ansa dhe Reuters.

Ky ëhstë tërmeti që vjen dy muaj pasi një tërmet më i madh la të vdekur të paktën 300 vetë dhye shkatërroi disa qytete.

Tërmeti që ra të Dielën (sot) ishte i madhësisë 6.6 ballë të shkallës Rihter, më i madh se tërmeti i Gushtit dhe se goditjet e javës së kaluar. Mendohet se ky ishte më i rëndi i dekadave të fundit në Itali.

Njëzet persona janë lënduar, nëtë prej të cilëve me plagë serioze. Shumë banorë të zonës janë larguar që nga lëkundjet e javës së kaluar.

Nëntë persona- njoftohet nga autoritetet lokale- janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat.
/Veritas.com.al/