Një shqiptar është vrarë në Itali gjatë tentativës për të grabitur një banesë në një provincë të Milanos. Viktima është Valentin Frrokaj 37 vjeç, i cili u qëllua për vdekje me armë nga pronari i banesës. Bashkë me të ishin edhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët u larguan dhe janë shpallur në kërkim.

Bashkë me viktimën ishin edhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët u larguan dhe janë shpallur në kërkim nga policia. Këta të fundit u arrarisën me këmbë, dhe policia gjeti pranë vilës që do të grabisnin, një makinë Volkswagen që rezultonte e vjedhur në Breshia. Shqiptari që u vra, Valentin Frrokaj është një emër i njohur nga drejtësia italiane dhe i shpallur në kërkim. 37-vjeçari kishte veshur dorashka për të mos lënë shenja gishtërinjsh, por u identifikua nga autoritetet nëpërmjet kamerave të sigurisë që ndodhen në shtëpinë që do të grabitej.

Valentin Frrokaj në vitin 2007 vrau një shqiptar në Breshia dhe u dënua me burgim të përjetshëm për këtë krim. Por, para disa muajsh, ai mundi që të arratisej nga burgi i sigurisë së lartë dhe rezultonte i shpallur në kërkim.