Policia italiane sekuestroi sot 5 ton drogë, duke vënë në pranga më shumë se 20 persona.
Mes tyre, janë arrestuar edhe 10 shqiptarë, ku në sy të bie emri i një ish-zyrtari të lartë të policisë së Vlorës, Adrian Liçaj.
Ai ka mbajtur poste të larta drejtuese në policinë e Vlorës, ndërsa ka qenë i akuzuar për trafik droge drejt Italisë. Në të njëjtën listë me disa drejtues policie ai u shpall në kërkim pasi i shpëtoi arrestimit të urdhëruar nga Prokuroria bashkë me oficerë të tjerë të lartë të Policisë së shtetit.
Ai u arrestua sot në Itali në kuadrin e një aksioni policor kund trafikimit të lëndëve narkotike që vjen nga Shqipëria.
Veritas.com.al/