Ka shumë të vdekur në hotelin që përfshiu orteku- tha një zyrtar is hpëtimit. Orteku është nxitur nga tërmeti i të Mërkurës.
Skuadrat e shpëtimit kanë luftuar gjithë natën për të arritur te hoteli i tragjedisë, rrëzë maleve Gran Sasso në rajonin e Abruzzo.
“KA shumë të vdekur” tha Antonio Crocetta, shefi i ekipit të shpëtimit në male.
Mbi 30 njerëz ishin në hotelin Rigopiano në kohën kur ra orteku…
Kur panë që çatia e hotelit ra nën peshën e ortekut, banorët e zonës lëshuan alarmin e emergjencës. Të parët nga ekipet e shpëtimit mundën të arrinin vetyëm më ski në ora 04:00 të të Enjtes; rrugët dhe çdo mundësi hyrjeje në zonë, ishin të bllokuara nga bora.
Punonjësit e shpëtimit thanë se të paktën 20 turistë, plus anëtarët e personelit të shërbimit në hotelin Rigopiano, janë goditur nga orteku.
Rajoni malor i Italisë Qendrore u godit nga katër tërmete të njëpasnjëshme ditën e Mërkurë; dhe disa tërmete të tjerë janë raportuar për gjatë natës.
Tërmetet ranë [asi rajoni i Abruzzo, Marche dhe Lazio ishin goditur prej ditësh nga stuhi bore. Shumë fshatra u kthyen në të paarritshme; ekipet e shpëtimit kanë punuar për gjithë natën për të shkuar atje.
Menjëherë është bërë e njohur se një person ka vdekur dhe një tjetër është zhdukur.
I njëjti rajon ishte goditur nga tërmeti më 24 Gusht, ku vdiqën 298 vetë.
/Veritas.com.al/