Moti i keq vazhdon të mundojë Italinë; 70 % e qendrës historike të Venecias është nën ujë deri në 1.87 cm thellësi, ndërsa në veri të vendit ka nisur bora. Me probleme nga kushtet atmosferike po përballen disa rajone të vendit fqinj.
Departamenti i mbrojtjes civile u detyrua të shpallë alarmin e kuq për disa pjesë të Venetos. Ne Venecia është mbyllur sheshin “San Marco”, bazilika e Palazzo Ducale; po kështu është pezulluar lëvizje e mjeteve të transportit publik, ndërsa edhe pas tre ditësh, shkollat ende nuk janë hapur.
Kryebashkiaku i qytetit lagunë, Luigi Brugnaro, ftoi qytetarë e turistë të shmangin me sa të mundin lëvizjet. “Shiroku vazhdon të fryjë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
“Ju ftoj të evitoni spostimet e të informoheni vazhdimisht mbi gjendjen e nivelit të ujit. Nevojitet bashkëpunimi I të gjithëve në këtë situate”, thuhej ne mesazh.
Kryeministri Xhusepe Conte njoftoi me herët lëvrimin e fondeve që duhet të ndihmojnë në lehtësimin e situatës, e u zotua që ekzekutivi i tij të përshpejtojë ndërtimin e strukturave mbrojtëse të qytetit, të njohura ndryshe si projekti “Moisi.
Ndërkohë, shirat e rrëmbyer në provincën e Trentos i lanë vendin reshjeve të dëborës. Nga frika e ortekëve apo rrëzimit të pemëve, autoritetet kanë vendosur të mbyllin atje disa rrugë. Në Alta Valsugana, bora arriti në 40 centimetra. Mediat italiane thonë se në Trentino Alto Adige, pritet që trashësia e borës të shkoje deri në 70 centimetri, çka tregon mbërritjen e vërtetë të dimrit.
VERITAS.COM.AL/