Italia, një ndër vendet mike ku jeton një numër shumë i madh shqiptarësh nuk mendon si Holanda lidhur me liberalizimin e vizave me shtimin e kriminalitetit.

Ambasadori Italian, Alberto Cutillo në një prononcim për median tha se mocioni nuk është një masë e justifikuar nga motivi që është ngritur megjithatë çdo vend ka të drejtën të ketë një opinion ndryshe.

“Komisioni bën çdo vit një vlerësim të rezultateve të politikës së seksionit të vizave e ky vlerësim është bërë pak muaj më parë e mund të themi se ka dhënë rezultate pozitive. Kështu që ne presim se kur ky vlerësim të ribëhet në fund të këtij viti të rikonfirmoj këto rezultate pozitive. Nga eksperienca italiane nuk kemi hasur kurrë një lidhje mes seksionit të vizave e shtimit të kriminalitetit. Këtë mund ta them vetëm për Italinë, por çdo vend ka eksperienca të ndryshme e në gjykimin tonë e eksperiencën tonë në Itali nuk është shfaqur një lidhje e tillë.

Sipas meje nuk është një masë e justifikuar nga motivi që është ngritur, por çdo vend ka të drejtën të ketë një opinion ndryshe e do të jetë komisioni më pas që do t’u përgjigjet këtyre kërkesave. Po flasim për një vend anëtar të BE, pjesë e vendeve të ulëta si Holanda e nuk di se farë e ka shtyrë politikën e saj të marr një vendim të tillë e për këtë duhet të pyesni ambasadoren e Holandës në Shqipëri”, deklaroi mes të tjerave Alberto Cutillo.

Veritas.com.al/