30 mjekët shqiptarë kanë mbërritur në Itali, teksa janë pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.
Ai ka dalë live në Facebook teksa ka pritur mjekët të shoqëruar nga ministri i Jashtëm Gent Cakaj.
“Një aeroplan u ul me një ekip mjekësh dhe infermierësh në bord, të cilët do të mbështesin stafin tonë mjekësor.”- shkruan Di Maio.
Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se ndihet mirënjohës shqiptarëve dhe kryeministrit Rama për këtë solidaritet që treguan duke i ardhur në ndihmë Italisë me ekipin e mjekëve.
Nuk ka qenë vetëm falenderimi i ministrit Italian, pasi edhe komentuesit janë entuziazmuar nga kjo ndihmë.
“Para shumë vitesh ne ndihmuam popullin shqiptar që mbërriti i rraskapitur në tokën tonë dhe sot ata po na ndihmojnë. Na mbetet vetëm që t’i falënderojmë ata”-shkruan një komentues.
“Faleminderit shumë , erdhët dhe rrezikoni jetën tuaj për të ndihmuar një popull që ju ka trajtuar keq. Faleminderit shumë”- shkruan një tjetër.
VERITAS.COM.AL/