Kryeministrja Viorica Dancila, në konferencën American Israel Public Affairs Committee (Aipac) në Uashington, ka njoftuar zhvendosjen

Rumania do ta njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Shtetit të Izraelit duke e zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi në Qytetin e Shenjtë.

Për ta njoftuar atë,ishte kryeministrja rumune, Viorica Dancila, gjatë fjalës së saj në Konferencën ‘American Israel Public Affairs Committee’ (Aipac) në Uashington.

Udhëheqësja e Bukureshtit, në eventin e rëndësishem vjetor në të cilën morën pjesë si kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ashtu dhe rivali ne zgjedhje Benny Gantz,tha: “Si kryeministre e Rumanisë dhe qeverisë që drejtoj do të spostoj ambasadën tonë në Jeruzalem. Mbështetja jonë për shtetin e Izraelit dhe komunitetin hebre është konstante “. Dancila pastaj vazhdoi: “Jam e vendosur të kontribuoi për marrëdhënie më të ngushta mes Izraelit dhe të gjithë BE-së, veçanërisht tani që Rumania ka presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian“. Dhe përfundoi: “Unë mund t’ju premtoj këtë: Rumania do të mbetet e njëjta mike besnike dhe zëri që në Evropë do të rritet më shumë në mbështetje të popullit hebre dhe shtetit të Izraelit”.

Për Izraelin, kjo është një njohje shumë e rëndësishme politike. Qeveritë izraelite kanë synuar gjithmonë të ndryshojnë qëndrimet e BE-së mbi shtetin hebre dhe çështjen palestineze. Dhe Evropa, pas lëvizjes së Donald Trump, tha se ishte kundër njohjes së Jerusalemit si kryeqyteti i tij. Për më tepër, Bukureshti është president i radhës i BE. Dhe në këtë mënyrë,leshon një sinjal politik jo vetëm nga Bukureshti, por edhe nga anembanë Bashkimit Evropian.

VERITAS.COM.AL/