UPDATED:

Prokuroria për Krime të Rënda ka lëshuar katër urdhër- arreste për zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Siç mësohet,  ata dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Tahiri’ për trafikun e kanabisit.

Mes emrave që pritet të arrestohen është edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jael Cela. Urdhër-arrestet kanë mbërritur në polici dhe pritet ekzekutimi i tyre.

Prokuroria kërkon arrestim të atyre që i cilëson si bashkëpunëtorë të Tahirit në trafikun e drogës. Ish-ministri u vu nën hetim pas bërjes publike të përgjimeve nga pala italiane për dosjen ‘Habilaj’. Por Kuvendi nuk e dha autorizimin për arrestimin e tij. Prokuroria ka kryer kontroll banese dhe e ka marrë në pyetje Tahirin për hetimet qe janë duke u kryer aktualisht.

Jael Çela është një emër i stër- njohur nga publiku për shkak se është përmendur qindra herë nga ish- kryeministri Berisha is i implikuar në trafik droge në favor të ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri. Ai ka qenë së fundmi drejtor i policisë në Vlorë- dhe sipas disa informacioneve nga media- pritet të arrestohet sonte në kuadër të goditjes së ligjit kundër bandave kriminale ku është nën hetim edhe ish- ministri i Brendshëm.

Mendohet se do të  ketë disa arrestime të shpejta, por një prej të zyrtarëve për të cilën është lëshuar urdhër-arrest nga prokuroria është ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Burimet bëjnë me dije se Çela është një nga 3 personat që pritet të arrestohet në këto moment, pasi fletë-arrestet janë në duart e policisë për t’u ekzekutuar. Çela ka drejtuar policinë e Vlorës nga shtatori 2014 deri në prill të 2017, ndërsa më parë ka drejtuar drejtorinë e policisë së Durrësit.

Çela u emërua në krye të Policisë Vlorë, në shtator të tre viteve më parë, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri. Deri atë kohë, Çela ishte në krye të Policisë së Durrësit.

Më pas, me ardhjen e Fatmir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme, Çela u zëvendësua në këtë detyrë. Postin e kreut të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë e morri Gentjan Shehaj, i cili edhe e mban aktualisht.

Veritas.com.al